ShowBiz

‘Vajza nuk më afrohet’, ish partneri i Ledjones reagon publikisht pas komentit të zhurmshëm

Ledjona dhe ish partneri i saj vijon të bëjnë zhurmë për shkak të reagimit të ish partnerit dhe deklaratave të saj në shtëpi.

Ledjona u shpreh në shtëpi se ka një raport të mirë me ishin e saj Jorgen Xoxi. Ajo tha se vajza ka një raport të mirë me të atin. Komenti i tij ka bërë që rrjeti të zhurmojë.

Së fudmi Xoxi ka reaguar për Shqipëria Live.

Në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live” ai pranoi se Ledjona e ka dërguar në Korçë, por viziton vetëm gjyshërit. Sipas tij, vajza e tyre nuk komunikon më me atë, ashtu siç komunikonin para lidhjes së tij me një tjetër.

“Nuk kam punë me Ledjonën, dua të shoh vajzën time. Vajza vjen te gjyshi te gjyshja, i them hajde te babi, thotë ‘nuk dua’. Unë me vajzën nuk komunikoj të më thotë ça ka, më parë më fliste, e mbaja unë se unë jam babai. Nuk e faktoj dot a ka dorë Ledjona apo jo. Tashi nuk e di a e ka ndaluar.

Në Korçë vjen. Nuk e di, e kam kontaktuar dy vite më parë e kam pyetur pse nuk më afrohet çupa, nuk më jepte asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duhet ta prishin marrëdhënien, mbase se e kanë mbesë. I them pse nuk flisni, thonë ‘nuk duan ta mërzisim, ta bezdisim’’, tha Xoxi.

“Ka qenë një ndarje me mirëkuptonim, rrugët tona duhet të ndaheshin. Ramë të dy dakord për ndarjen. Nuk kam unë pse të flas keq, se është nëna e vajzës sime. I kam kërkuar edhe çupës falje për komentin”, u shpreh ai.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=LP3gjcu0x7Q

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ledjona_xheladinaj/