Banori i shtëpisë së “BBVK2”, Blerando feston sot ditëlindjen. Banorët e kanë uruar këngëtarin me një tortë dhe urimet speciale për finalistin nuk kanë munguar as nga jashtë. Ka qenë pikërisht Blero, ish-banori i shtëpisë i cili e ka uruar për ditëlindje Blerandon, me të cilin ka pasur edhe një shoqëri mjaft të mirë në shtëpi.
Blero shpërndau një postim në InstaStory, me anë të të cilit thekson se e sheh Blerandon edhe si fitues.
“Urime ditëlindjen. Shihemi së shpejti fitues”, ka shkruar këngëtari.
Linku: https://www.instagram.com/bleromuharremi/
Foto: https://www.instagram.com/bleromuharremi/