ShowBiz

A do të krijonte lidhje në Big Brother Vip, Erjola Doçi e thotë hapur

Erjola Doçi është hyrja më e re në shtëpinë vip. Së fundmi ajo është ngacmuar nga Albi Nako nëse do të krijonte një romancë në shtëpinë vip.

Së fundmi gjatë një bisede me Albi Nakon ajo ka treguar se është ‘single’, ndërsa balerini e pyeti atë a do të krijonte një lidhje brenda shtëpisë.

Erjola tha se nëse do e ndjente do të lidhej në “Big Brother VIP”.

‘Nëse do e ndjeja pse jo, sepse më pëlqen të përjetoj emocione të bukura. Por për lojë jo. Nuk besoj që një femër është kundër që të përjetojë një gjë të bukur. Ka që kufizohen nga frika që mos zhgënjehen, lëndohen, përdoren për lojë dhe gjëra të tilla por unë për vete di ta dalloj me mendjen time.’

Linku: https://www.instagram.com/doci.erjola/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/doci.erjola/