ShowBiz

‘Ato 14-15 vite nuk harrohen’, Robert Berisha flet për raportin me Norën

Robert Berisha në daljen e tij të fundit ka folur për raportin me Norën.

Pas ndarjes, Roberti ka ndarë një mesazh reflektimi.

‘Është mjaft delikate dhe këto gjërat duhen menduar para divorcit. Ne jemi ndarë në mënyrë shumë të qetë edhe po mos të kishte qenë vajza fare ato 14-15 vite nuk harrohen.

Më duket se jemi i vetmi popull ne shqiptarët që pas divorcit jo vetëm që nuk flasin burri dhe gruaja por as komshiu me komshiun. Bëhet shumë e madhe, një inat pa lidhje.

Raportet janë shumë të mira dhe ashtu do të jenë. Edhe po mos të kishte qenë Renee, ajo do të jetë një mike dhe një shoqe e imja gjithë jetën,’- u shpreh Roberti.

Linku: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/