ShowBiz

Kim Kardashian i rikthehet bashkëpunimit me Balenciaga-n

“Të shkuara, të harruara”, një shprehje që i shkon përshtat vendimit të Kim Kardashianit për t’iu rikthyer partneritetit me markën e famshme të veshjeve Balenciaga.

42-vjeçarja nisi sërish të reklamojë veshjet e Balenciagës në profilin e saj në Instagram me më shumë se 364 milionë ndjekës, ashtu më tepër se një vit më parë.

Në Nëntor të 2022-shit, ylli i realit show-t amerikan prishi kontratën me këtë firmë, pasi Balenciaga ekspozoi në atë kohë një koleksion veshjesh për fëmijë që mbanin në duar arinj pellushi me zinxhirë.

Firma përball me një furtunë kritikash, për promovim të abuzimit me fëmijët, çka solli edhe reagimin ekstrem të Kim Kardashianit, duke ndërprerë kontratën e lidhur që në fillim të viteve 2000.

Kardashian tha se ndihej e prekur si nënë pasi edhe ajo ka 4 fëmijë. Me rikthimin e bashkëpunimit me Balenciagën, ajo është përballur sërish me një furtunë kritikash nga fansat që i kujtojnë këto argumente.

Linku: https://www.instagram.com/kimkardashian/

Foto: https://www.instagram.com/kimkardashian/