Legjenda e Argjentinës, Ezequiel Lavezzi, është duke kaluar periudhën më të vështirë në jetën e tij.
Javët e fundit, kanë qenë tepër të ngarkuara për ish-lojtarin e Napolit, teksa argjentinasi është shtruar tashmë në një spital psikiatrik në Buenos Aires, për shkak se vuan nga ipomania, një sëmundje që prek humorin e një personi duke e bërë atë edhe të jetë agresiv.
Sipas mediave, Lavezzi i është nënshtruar një trajtimi shumë të rreptë, madje ka kaluar edhe disa ditë në izolim total.
Ndërkohë, kanë zbuluar bisedën mes Lavezzit dhe një të afërmi të tij.
Ky i fundit tregon për prestigjiozen franceze se Lavezzi i ka thënë se të gjithë këtë sakrificë po e bën për djalin e tij, pasi i duhet të shërohet dhe t’i rikthehet jetës normale.
Linku: https://www.besoccer.com/new/lavezzi-hospitalised-in-a-psychiatric-hospital-i-tried-to-detox-on-my-own-but-i-couldn-t-1299118
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CyeJc2cOYdB/