Filmi shumë i dashur për publikun “Zoti dhe Zonja Smith” rikthehet në ekranin e madh. I krijuar nga aktori dhe muzikanti Donald Glover dhe skenaristja Francesca Sloane, seriali me tetë episode është një rikrijim i personazheve të luajtura nga aktorët e njohur Brad Pitt dhe Angelina Jolie gati dy dekada më parë.
Donald Glover: Pjesët e fundit të filmit duke sikur i ngjajnë shumë filmit të vitit 2005. Por në fakt është shumë ndryshe. Kishim edhe shumë më tepër kohë për të bërë më shumë gjëra.
I titulluar gjithashtu ‘Zoti & Zonja Smith’, seriali fokusohet tek Glover dhe aktorin Maya Erskine të cilët marrin pjesë në një proces të veçantë përzgjedhjeje për të gjetur punë në një agjenci ndërkombëtare spiunazhi të cilëve u duhet të bëjnë një martesë fiktive për të mbuluar profesionet e tyre.
Historia e tyre bëhet edhe më e ndërlikuar kur ata fillojnë të kenë ndjenja të vërteta për njëri-tjetrin. Çfarë është më e rrezikshme: një mision spiunazhi apo martesa?
Kjo histori është pak e ngjashme me filmin e John dhe Jane Smith, martesa e të cilëve nuk është në ditët e veta më të mira.
Megjithëse të martuar prej vitesh ata janë dy vrasës që punojnë për firma të ndryshme, të dy nga më të mirët në fushën e tyre, të cilët kanë fshehur për një kohë të gjatë nga njëri-tjetri profesionet e tyre të vërteta.
Ashtu si në filmin e vjetër edhe në këtë projekt të ri kinematografik fokusohet tek marrëdhëniet njerëzore.
Donald Glover: Unë dëshiroja të bëja një film për marrëdhëniet, sepse mendoj se kam hyrë në një fazë të jetës sime ku dua të ketë më shumë biseda për marrëdhëniet. Kështu që ishte kënaqësi ta bëja këtë film.
Përpara publikimit të serialit, skenaristja shkroi një letër të hapur për fansat e filmit të cilët vunë në dyshim nevojën për një rikrijim të filmit.
Francesca Sloane: Në ditët e sotme ne jemi vërtet një lloj komuniteti ndërveprues dhe në këtë kuptim dhe doja të isha shumë realiste për faktin se nga vinin këto dyshime. Ka 10 miliardë ribërje të këtij filmi, por ne vërtet u përpoqëm të bënim diçka ndryshe.
Teksa çifti Smith merren me misione në destinacione të mrekullueshme si Liqeni i Komos dhe Dolomitet, ata fillojnë të kenë ndjenja për njëri-tjetrin dhe zbulojnë se marrëdhëniet dhe martesa ndonjëherë kërkojnë më shumë impenjim sesa misionet e tyre të fshehta.
Filmat nga vitet ’70 dhe reality show-t shërbyen si frymëzim për ekipin e skenaristëve.
Francesca Sloane: Ne u frymëzuam shumë nga filmat e viteve ’70. Ne gjithashtu, shikuam shumë filma thriller dhe gjëra të tjera të ngjashme. Një frymëzim tjetër ishin edhe reality show për dashurinë dhe martesën. Ndjejmë sikur njerëzit e vetmuar janë kudo dhe ne donim të flisnim me ata.
Një nga temat kryesore që flitet në këtë film është edhe vetmia.
Francesca Sloane: Unë me të vërtetë doja të fokusohesha tek humanizimi, tek vetmia e njerëzve, tek arsyeja pse njerëzit i bëjnë gjërat ashtu siç i bëjnë sepse janë të vetmuar. Dhe në fund të fundit, është edhe një histori dashurie. Është vërtet një histori dashurie.
Për aktoren Maya Erskine, xhirimi i skenave të aksionit ishte diçka e re për të dhe erdhi një vit pasi ajo mirëpriti fëmijën e saj të parë.
Maya Erskine: Ishte argëtuese. Nuk e prisja që do të ishte kaq argëtuese, por më pëlqeu. Më pëlqeu të bëja të gjitha skenat e aksionit. Ishte vërtet e bukur. Dhe, e dini çfarë. Më bëri të ndihem më e fortë.
Xhirimet për serialin e Glover filluan në verën e vitit 2022 dhe ishte planifikuar të dilte më vonë atë vit. Seriali u shty për në Nëntor 2023, por për shkak të protestave të Hollivudit sërish u shty.
Megjithatë, producentët e filmit e kanë datën se kur do të jetë gati ky projekt kinematografik për publikun. ‘Zoti & Zonja Smith’ do të publikohet në Prime Video muajin e ardhshëm më datë 2.
Linku: https://www.theguardian.com/tv-and-radio/2024/jan/27/mr-and-mrs-smith-donald-glover-maya-erskine-amazhig-chemistry