BMW ka nënshkruar një marrëveshje me startup-in Figure për të përdorur robotë humanoidë në fabrikat e saj në SHBA.
Ky është partneriteti i parë i Figure që nga themelimi i tyre në vitin 2022.
Edhe pse nuk është bërë e ditur se sa robotë do të përdorë BMW, numri mund të zgjerohet nëse rezulton efektiv.
Robotët humanoidë do të vendosen në Karolinën e Jugut dhe do të integrohen në proceset e prodhimit.
Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm për Figure.
Të tjera kompani automobilistike si Honda dhe Hyundai kanë eksperimentuar më parë me robotë humanoidë për të kryer detyra të rrezikshme.
Linku: https://insideevs.com/news/705378/bmw-figure-robots-car-plant/
Foto:Freepik.com