Roza Lati i është kthyer historisë së dashurisë me Stine dhe në një rrëfim të saj ka treguar se e ka vuajtur shumë.
Ajo i është referuar se lidhje me një artist kërkon shumë vëmendje dhe lidhja që dihet publikisht është ajo me Stine.
Nuk më pëlqen mua që partneri im të jetë person publik, dua të jem unë star-i i shtëpisë. Nuk jam egoiste por unë e di se çfarë lloj bote është kjo edhe nuk jam dakord që në këtë lloj bote të jetë edhe partneri im. Partneri im duhet të jetë serioz me kostum, jo me fansat me adhuruesit.
Dikur kam qenë e lidhur me një të famshëm, kam provuar anë të shëmtuar të famës. Por s’do e provoja kurrë sërish me një të famshëm! E kam vuajtur kur kam qenë në lidhje me një të famshëm, u ndava. Kam qëndruar tre vite me të. Ka qenë lidhja ime e parë edhe artistët tanë kanë nevojë për vëmendje” – është shprehur Roza.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C2LhYbYIMn8/?img_index=1