Lifestyle

Parashikimi i motit, 31 janar 2024

Sot moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite kur priten vranësira të pakta nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Verilindore – Juglindore; megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të situatës termike pasi pritet depërtim i masave ajrore më të ngrohta me origjinë Perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 16°C vlera më e lartë në Fier dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com