Ekspertët parashikojnë se Inteligjenca Artificiale (AI) mund të zëvendësojë ekuivalenten e 300 milionë vendeve të punës me kohë të plotë përgjatë viteve në vijim. Një studim i bankës së investimeve Goldman Sachs doli në përfundimin si AI mund të marrë mbi 1 të 4 e vendeve të punës në SHBA dhe Europë. Me gjithë avancimet teknologjike, AI do të ndryshojë mënyrën si punojmë, duke i bërë disa punë të panevojshme, por duke krijuar po ashtu vende të reja pune.
Inteligjenca gjeneruese Artificiale, e tillë si ChatGPT, e aftë për të krijuar përmbajtje të padallueshme nga ajo e punës së njeriut, është një avancim i madh, thuhet në raport.
Në fillim të vitit që lamë pas, gjiganti britanik i telekomit BT njoftoi shkurtimin e 55 mijë vendeve të punës deri në fund të dekadës, përfshirë zëvendësimin e rreth 10 mijë punonjësve me Inteligjencën Artificiale (AI), një mënyrë kjo për të reduktuar shpenzimet. Kjo do të thotë se në vetvete, profesionet më të rrezikuara janë edhe ato që kanë pagën më të lartë.
Gjatë një samiti të zhvilluar nëntorin e shkuar mbi AI, Elon Musk, pronari i X dhe Tesla tha se Inteligjenca Artificiale do të jetë forca që do të ndikojë drejtpërdrejtë në industri sa i përket punëve duke deklaruar se do të vijë një farë kohë kur vendet e punës nuk do të jenë më të nevojshme.
Po cilat janë profesionet më të rrezikuara? Britanikja The Independent sjell disa prej profesioneve që sipas ekspertëve janë më të rrezikuara, nisur jo vetëm nga procesi i punës, por edhe nga paga. Kështu në mesin e tyre janë profesione si koduesit, inxhinier softuerësh, Inxhinier Blockchain, Matematicienët, dizejnuesit e ndërfaqeve të web dhe dixhitale, gazetarët, punonjës të shërbimit ndaj klientit, specialist i reklamave, recepsionistët, analist i të dhënave, tregtarët, shkrimtarët, etj.
Sa i përket profesioneve më pak të rrezikuara, media britanike rendit; onkologët, ortodontët, mjekët pediatër, gjyqtarët, CEO, inxhinierët mekanikë, punët e krahut, politikanët, kirurgët, konsulentët e biznesit, mami, mekanikët etj.
Raporti i Goldman Sachs, ve në dukje se impakti i AI do të variojë në sektorë të ndryshëm. 46 % e detyrave në profesionet administrative dhe 44 % në profesionet ligjore mund të automatizohen. Por e kundërta parashikohet të ndodhë në ndërtim, ku Inteligjenca Artificiale parashikohet të zëvendësojë vetëm 6 %, apo në mirëmbajtje, me 4 %.
Linku: https://www.independent.co.uk/news/uk/home-news/ai-chatgbt-jobs-safe-lost-b2474974.html
Foto:Freepik.com