ShowBiz

“Do shkosh në shtëpi duke qarë te mami” /Deklarata e Justin Timberlake ndez sërish zjarret me Britney Spears

Artistja ka reaguar pas një komenti që ish-i i saj, këngëtari i njohur Justin Timberlake, ka bërë gjatë një koncerti me datë 31 janar. Ai i tha të gjithë turmës: “Do të doja të përfitoja nga ky rast për t’i kërkuar falje absolutisht askujt“, përpara se të këndonte hitin e tij të vitit 2002 “Cry Me a River”, që u frymëzua nga tradhtia e Spears gjatë marrëdhënies së tyre.

Reagimi i Justin Timberlake nuk i pëlqeu këngëtares së “Toxic”, pasi ajo pati një përgjigje edhe më “pikante” për deklaratën e tij.

“Dikush më tha se njëri po fliste keq për mua!!! Do ta sjellësh në gjykatë apo do shkosh në shtëpi duke qarë te mami si herën e kaluar??? Nuk me vjen keq!!!“, shkroi artistja në faqen e saj të Instagram-it.

Komenti i Timberlake erdhi vetëm dy ditë pasi Spears i kishte kërkuar falje, në një postim tashmë të fshirë në Instagram. Kjo e fundit u shpreh se i vinte keq për gjërat që kishte shkruar ndërsa komplimentoi ish-partnerin për dy këngët e tij të reja.

Kujtojmë se Timberlake dhe Spears kanë pasur një lidhje të gjatë, e këtë gjë artistja e ka pasqyruar edhe në autobiografinë e saj. Në të, këngëtarja kishte rrëfyer se gjatë lidhjes së tyre tre vjeçare, ajo kishte pasur një abort, pasi Timberlake nuk ishte ende gati të bëhej baba.

Këngëtarja e “Gimme More”, ka kujtuar edhe dhimbjen “torturuese” të abortit, e cila u detyrua ta bënte në shtëpi, për të parandaluar shpërndarjen e thashethemeve për shtatzëninë e saj në media.

Vazhdova të qaja dhe të qaja derisa mbaroi gjithçka”, shkroi Spears. “U deshën orë të tëra dhe nuk mbaj mend sesi përfundoi, por mbaj mend, njëzet vjet më vonë, dhimbjen dhe frikën që ndieja.”

Linku: https://www.independent.co.uk/arts-entertainment/music/news/britney-spears-justin-timberlake-apology-b2489297.html

Foto: https://www.instagram.com/britneyspears/