Justin Bieber i ka munguar fansave për një kohë të gjatë për shkak se këngëtari nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor që nga viti 2022. Megjithatë, postimet e fundit në rrjetet sociale kanë ngritur dyshimet se mungesa e tij në muzikë do të marrë fund.
Pasi nisi një turne nëpër botë në Shkurt të 2022-shit pas një vonese gati 2-vjeçare për shkak të pandemisë COVID-19 Bieber zbuloi në Qershor të atij viti se vuante nga probleme shëndetësore. Ishte pikërisht gjendja e tij shëndetësore, e cila e detyroi këngëtarin të anulonte datat e koncerteve.
Imazhet në rrjetet sociale, të cilat ishin një sinjal për një rikthim të mundshëm të artistit në muzikë janë mirëpritur nga fansat të cilët nuk janë kursyer aspak me komente pozitive për yllin e muzikës.
Linku: https://www.instagram.com/justinbieber/
Foto: https://www.instagram.com/justinbieber/