ShowBiz

Ish-partneri i një prej konkurrenteve konfirmon pjesmarrjen në Big Brother Vip 3

Big Brother është një eksperiencë super e guximshme që ka marrosur ndjekësit ndër vite. Dinamikat në shtëpi janë ndezur tashmë dhe shumë shpejt do ti shtohet një tjetër.

Shtëpisë së Big Brother VIP3 do t’i bashkohet një tjetër banor këtë të martë. Ai është Endrik Beba, i cili është prezantuar zyrtarisht në Fan Club.

“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai.

Endrik Beba ka qenë i dashuri modeles dhe ish misit, Sara Gjordeni, e cila ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother që nga dita e parë.

Ajo u eliminua njëherë, por u rikthye për shkak të një bilete kthimi që kishte.

Kujtojmë se Sara momentalisht është në një romancë me Bardhin. Mbetet për tu parë si do të reagojë modelja në momentin që ishi i saj do të futet në shtëpi.

Linku: Fan Club

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?