ShowBiz

Në një lidhje jashtë shtëpisë vip, Sara Gjordeni konfuzon rrjetin

Sara Gjordeni prej kohësh flitet se ka lënë një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Modelja  flitet se ka qenë në një lidhje me një boksier të njohur.

Në rrjetet e saj sociale, Sara ka publikuar një foto, duke i mbajtur dorën një mashkulli. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur se Sara ka një të dashur të famshëm, i cili është boksier dhe një fakt i tillë, dihet thuajse nga të gjithë.

Këto dyshime janë komentuar edhe nga opinionisti Ronaldo Sharka, në “Fun Club”, i cili u shpreh se shpreson që Sara të jetë e vërtetë dhe mos e përdorë Bardhin.

“E kam parë këtë lajmin dhe kam lexuar komentet që thonin ‘la boksierin për rreperin’. Unë kaq pashë dhe kaq lexova, uroj të jetë “fair” me veten e vet, uroj mos ta shohë Bardhin vetëm si K, si K Instagrami, pra mos shohë se sa ‘follower’-sa dhe se sa miliona ka Bardhi. Jam shumë spektik për këtë marrëdhënie”, tha Ronaldo. Nga ana tjetër, vetë Sara, ka folur për jetën e saj private, por është shprehur se tashmë është ndarë dhe se në “Big Brother” ka hyrë “single”.

Linku: Fan Club

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/saragjordeni/