Rrjetet sociale arrijnë të popullohen nga mbi 5 miliardë përdorues. Pra rreth 60 % e popullsisë globale prej 8 miliardë ka akses në rrjete, duke u bazuar në shifrat zyrtare të OKB.
Statistikat janë kryer nga një bashkëpunim mes një kompanisë së monitorimit Meltwater dhe agjencisë We Are Social. Sipas studimit në krahasim me vitin e kaluar, numri i profileve është rritur 5.6% dhe Facebook, që para disa ditësh mbushi edhe 20 vjet nga krijimi, është rrjeti social me numrin më të lartë të regjistrimeve, 2.19 miliardë.
Ndiqet nga Instagram, gjithashtu i kompanisë Meta me 1.65 miliardë, me pas TikTok me 1.56 miliardë. Sipas të dhënave, një përdorues mesatarisht shpenzon rreth 2 orë në ditë mbi platformën e preferuar.
Pavarësisht se statistikat kanë numrat e tyre, duhet patur parasysh që është e pamundur që të jenë të sakta shifrat, pasi shumë llogari janë të automatizuara, apo shumë të tjera janë nga i njëjti përdorues që përdor identitetet të ndryshme.
Linku: https://wearesocial.com/uk/blog/2024/01/digital-2024-5-billion-social-media-users/
Foto:Freepik.com