ShowBiz

Dalja suprizë e Celine Dion në çmimet “Grammy”

Dalja e Celine Dion në ceremoninë e cmimeve Grammy  është komentuar gjatë nga mediat ndërkombëtare. Ikona e muzikës pop bëri një paraqitje të rrallë publike duke patur parasysh faktin se 55-vjeçarja ka vuajtur nga probleme shëndetësore.

Dion zbukuroi skenën në Los Angeles për të prezantuar çmimin e albumin të vitit, një çmim që ajo e fitoi vetë për herë të parë 27 vjet më parë.

“Faleminderit të gjithëve…Kur them se jam e lumtur që jam këtu, e  them me të vërtetë nga zemra .Ata që janë bekuar mjaftueshëm për të qenë këtu në çmimet Grammy nuk duhet ta marrin kurrë si të mirëqenë, dashurinë dhe gëzimin e jashtëzakonshëm që muzika sjell në jetën tonë dhe për njerëzit në mbarë botën.”

Pesë herë fituesja e çmimeve “Grammy”, e cilia u diagnostikua me çrregullimin e rrallë neurologjik dhe të pashërueshëm, atë të personit të ngurtë në 2022, u prit me ovacione të shumta nga të pranishmit në sallë.

Ky problem shëndetësor prek sistemin nervor qendror, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore. Sindroma zakonisht shfaqet midis moshës 30 dhe 60 vjeç, ndërsa simptomat mund të ndryshojnë nga pacienti në pacient.

Linku: https://www.instagram.com/celinedion/

Foto: https://www.instagram.com/celinedion/