ShowBiz

“Është një nga hipokritet më të mëdha”/ Juliani komenton sjelljen e Rozës

Në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ sot kanë mbizotëruar debatet dhe tensionet. Por ai mes Julit dhe Rozës është i hershëm. Dy banorët i gjejmë gjithmonë duke diskutuar dhe mes tyre nuk mungojnë as gjykimet personale.

Pasditen e sotme teksa ishin duke qëndruar në ballkon, Juli komenton me banorët sjelljen e Rozës, ndërsa e cilëson si një nga hipokritet më të mëdha që ekzistojnë. Në spektaklin e sotëm pritet të zbulohet zanafilla e një sërë debateve që kanë ndodhur gjatë javës në shtëpi.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7319b56a-b5d1-42d2-8419-3ef242c23fc5

Foto: https://www.instagram.com/juldeda/