Kërkimet për lumturinë janë të shumta, nga mësimet prej njerëzve më të lumtur në botë, te hulumtimi i zonave blu të lumturisë.
Por, Dan Witters, drejtor kërkimor në “Gallup National Health and Well-Being” thotë se ka bërë shumë studime për të kuptuar se cilat janë shenjat dalluese që bashkojnë njerëzit e lumtur në çdo cep të botës. Sipas Dan, lumturia del nga një grup faktorësh që lidhen me stilin e jetesës, zakonet dhe përditshmërinë.
Nëse edhe ju keni këto 15 pika të përbashkëta me njerëzit e lumtur, me siguri jeni një prej këtyre të fundit.
- Menaxhoni mirë financat dhe jetoni sipas mundësive tuaja. Keni mjaftueshëm para për të bërë gjithçka që doni
- Ju vendosni qëllime vazhdimisht dhe i arrini ato
- Gjithmonë gjeni kohë për udhëtime apo pushime me familjen dhe miqtë
- Përdorni forcat tuaja për të bërë atë që dini të bëni më mirë çdo ditë
- Ndiheni të sigurt në komunitetin tuaj
- Mësoni diçka të re ose interesante çdo ditë
- Ju keni dikë në jetën tuaj që ju inkurajon të jeni i/e shëndetshme
- Ushqeheni mirë çdo ditë
- Konsumoni pesë racione me fruta dhe perime të paktën katër herë në javë
- Ju shkoni te dentisti të paktën një herë në vit
- Në 12 muajt e fundit, keni marrë nisma për të përmirësuar apo investuar në zonën ku jetoni
- Nuk pini duhan
- Keni peshë normale dhe metabolizëm të mirë
- Ushtroheni të paktën 30 minuta tre herë në javë
- Jeni aktivë dhe produktivë çdo ditë.
Linku: https://evenant.com/10-common-traits-among-happy-people/
Foto: Freepik.com