Lifestyle

Ja kush është vendi ku punëtorët mund të injorojnë thirrjet e shefave pas orarit të punës

Australia do të prezantojë së shpejti ligje që u japin punëtorëve të drejtën të injorojnë thirrjet dhe mesazhet e paarsyeshme nga shefat e tyre jashtë orarit të punës, në të kundërt punëdhënësit do të përballen me gjoba nëse thyejnë rregullin.

“E drejta për t’u shkëputur” është pjesë e një sërë ndryshimesh në ligjet e marrëdhënieve industriale të propozuara nga qeveria federale sipas një projektligji parlamentar, i cili thotë se do të mbronte të drejtat e punëtorëve dhe do të ndihmonte në rivendosjen e ekuilibrit punë-jetë.

Ligje të ngjashme që u japin punonjësve këtë të janë tashmë në fuqi në Francë, Spanjë dhe vende të tjera në Bashkimin Evropian.

Dispozita i ndalon punonjësit të punojnë jashtë orarit të papaguar. Projektligji pritet të futet në Kuvend këtë javë.
Ky projektligji përfshin gjithashtu dispozita të tjera si një rrugë më e qartë nga puna e përkohshme në atë të përhershme dhe standardet minimale për punëtorët e përkohshëm.

Linku: https://www.reuters.com/world/asia-pacific/australia-allow-workers-ignore-after-hours-calls-bosses-2024-02-07/

Foto: Freepik.com