Sport

Risi në futboll, së shpejti do të përdoret kartoni blu si masë ndëshkimore

Në futboll jemi mësuat të shikojmë si masa ndëshkimore kartonin e verdhë apo të kuq për futbollistin. Kjo gjë mund të ndryshojë. Një karton i ri blu pritet të futet në futbollin profesionist si pjesë e provave për lojtarët që ndëshkohen dy herë me kartonë të verdhë që automatikisht do të thotë se marrin të kuqin dhe përjashtohen nga loja.

Që nga Kupa e Botës 1970, futbolli ka përdorur kartonë të verdhë dhe të kuq, por tani është raportuar se një karton i ri mund të futet në lojë.
Sipas The Telegraph, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit ka nënshkruar futjen e një kartoni blu, i cili do të jetë pjesë e një prove për lojtarët që ndëshkohen dy herë me kartonë të verdhë.

Kartoni i ri është vendosur të jetë i kufizuar për faullet e kryera gjatë një ndërhyrje brutale ose ndonjë kundërshtim me gjyqtarin.

Nëse një lojtar merr dy kartona blu ose një kombinim të verdhë dhe blu, ai mund të përfundojë duke marrë një karton të kuq. Është raportuar se protokolli i ri do të shpallet së shpejti.

Linku: Sipas The Telegraph

Burimi i fotos:pexele.com