ShowBiz

Beyonce publikon dy këngë të reja

Me një stil shumë provokues të veshuri, me modelin e një fermereje teksane apo “kaugërlli” (coëgirl), Bijonse’ shfaqet në klipin e njërës nga dy këngët e saj më të reja, të publikuara këtë të hënë.

“Teksas Holdem” quhet kënga e re, e cila ndërthur vokalin e veçantë të mbretëreshës së Ar end Bisë dhe tingujve të muzikës tipike teksane “Cantri” (country) duke përcjellë edhe shpirtin e lirë dhe vendosmërinë e banorëve të kësaj zone. Këtë frymë përpiqet të përcjellë edhe në kopertinën e hitit, ku 42-vjeçarja shfaqet gjysmë e zhveshur.

“Sikstin kerrixhis” (16 carriages) është hiti tjetër i publikuar në të njëjtën ditë që mishëron sakrificat dhe vendosmërinë e njerëzve që duan të prekin ëndrrat e tyre. Beyonce njoftoi publikimin e këngëve përmes spotit të filmuar në shkretëtirat e Teksasit, që u transmetua gjatë finales së Superboullit. Hitet janë pjesë e albumit të ri “Rinejsën Ekt Tu” (Renaissance Act 2) që pritet të publikohet më 29 Mars.

Linku: https://www.vanityfair.com/style/beyonce-releases-two-new-songs-announces-new-album-during-super-bowl-2024-renaissance-act-ii

Foto: https://www.instagram.com/beyonce/