ShowBiz

Dënim nga “Vëllai i Madh”, Fatjoni puth Artën në buzë

Një dhuratë nga “Vëllai i Madh” për çiftet e shtëpisë me rastin e festës së të dashuruarve ishte qëndrimi në fermë, ku duhet të kujdesen për kafshët. Gjatë qëndrimit në fermën brenda shtëpisë së ‘BBVA’ banorët duhet të kryejnë disa detyra të dhëna nga produksioni.

Egla ishte një nga banoret që ka vendosur të dalë nga ferma. Heqja e 20 mijë eurove nga çmimi i madh ka bërë që banorët të jenë më të përgjegjshëm për lojën. Koreografi Albi Nako i ka dhënë një sfidë Fatjonit që të puth Artën në buzë.

Albi:Puthje kukullash mor burr

Arta i thotë Fatjonit se nuk e ka problem dhe mund ta realizojë dënimin. Ndërkohë që dyshja bashkon buzët për sfidën banorët dëgjohen duke brohoritur: “Sa bukur”. Por Albi i thotë atyre që puthja duhet të kishte zgjatur 5 sekonda dhe dyshja puthen përsëri duke numëruar sekondat. Pasi dënimi përfundon Fatjoni i thotë Albit:

Duhet të më kishe dënuar shumë keq, më dhe dënimin më të bukur.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Foto: https://www.instagram.com/fation.kuqari/