ShowBiz

‘Dua të bëhem baba’, Albi Nako bën rrëfimin emocional

Koreografi Albi Nako gjatë një bisede të zhvilluar me një prej banoreve të shtëpisë vip tregoi për dëshirën e tij të madhe që ka për t’u bërë baba.
Ai tregoi se ai dhe e dashura e tij po përpiqen që prej një viti, por nuk kanë rezultat edhe pse i kanë kryer të gjitha vizitat e nevojshme. Përveç dëshirës së tij të madhe për t’u bërë baba, Albi tregon se do të bëhet prind në mënyrë që të gëzojë dhe prindërit e tij.

‘Kemi një vit që po e provojmë, por nuk po jep rezultate edhe pse i kemi bërë të gjitha kontrollet dhe jemi në rregull. Unë e kërkoj sepse duhet se s’bën dhe ka kohë që e kërkoj këtë gjë, edhe pse unë kam katër vite që bashkëjetoj. Jetoj me prindërit dhe nuk e kam lënë Shqipërinë vetëm prej atyre.

Familja ime nuk e gëzoi motrën dhe nipin, kanë djalin e tyre që jam unë dhe kanë të drejtën e gjithë botës që të kenë nipër e mbesa. E vuaj dhe duhet të jetë momenti sa më shpejt, për mua dhe për prindërit. Prindërit e mi kanë vuajtur shumë, mami ka pasur një tumor në stomak, hoqi tre çerekun e stomakut, bëri dhe kimio.’

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albi_nako/