Rep artisti, Jay-Z morri vëmendje masive gjatë ceremonisë së fundit të ndarjes së çmimeve “Grammy 2024”, derisa thumboi e kritikoi këtë eveniment direkt neksa rep artisti po merrte çmimin “Dr. Dre Global Impact” të dielën e 4 shkurtit, ai theksoi injorimimin që i është bërë gruas së tij, pop artistes Beyonce nga ky eveniment duke mos i dhënë kurrë asaj çmimin për albumin e vitit.
Gjatë fjalimit të tij të pranimit, Jay-Z diskutoi se si ai gjithmonë ka dashur që “Grammy” të njohë artistët që ndikojnë më shumë në kulturë.
“Sa larg kemi arritur me Will Smith, që fitoi ‘Grammy-n’ e tij të parë në vitin 1989 dhe bojkotoi, sepse nuk u transmetua në televizion”, tha ai.
“Dhe më pas ata shkuan në një hotel për të parë ‘Grammy’. As nuk e kuptoj, nuk ishte një bojkot i madh. Por më pas në vitin 1998, unë hoqa një faqe nga libri i tyre dhe u nominova për albumin më të mirë rap. Dhe DMX nxori dy, ata ishin të dy numër një, dhe ai nuk u nominua fare. Kështu që bojkotova dhe shikoja. Unë thjesht po them, ne duam që të gjithë ta kuptoni siç duhet. Ne ju duam të gjithëve, ju duam të gjithëve. Ne duam që ju ta bëni atë siç duhet – ose të paktën ta arrini afër. Dhe padyshim, është subjektive, sepse është muzika dhe e bazuar në opinionin e saj”, shtoi Jay Z.
Në këtë pikë, ai shikoi Beyoncen, gruan e tij dhe tha: “Nuk dua ta turpëroj këtë zonjë të re, por ajo ka më shumë ‘Grammy’ se të gjithë dhe nuk ka fituar.