Lifestyle

Ja cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se martesa juaj është e vetmuar

Ja cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se martesa juaj është e vetmuar

Të gjthë kemi tendencën të konisderojmë martesnën si mishërim i dashurisë reciproke mes partnerëve.

Por sipas disa studimeve kjo mund të çojë në vetmi të thellë. Por, cilët janë tre faktorët që ndikojnë në vetminë gjatë martesës?

1-Ka një shkëputje emocionale

Sipas një studimi çiftet që çiftet që flasin më shumë me njeri-tjetrin, janë më të afërt me njeri-tjetrin.

Komunikimi nuk ka të bëjë vetëm me shkëmbimin e fjalëve, por edhe me të kuptuarit e vërtetë dhe lidhjen me partnerin/en në nivel emocional. Në rastet kur kjo lidhje mungon, atëherë ka shumë shanse që të ndiheni i/e vetmuar.

2-Ju po shmangni bashkëshortin/en tuaj

Një ndër shenjat e tjera që na bëjnë të vetmuar është edhe kalimi i kohës së tepërt larg shtëpisë,  ndjekja e pasioneve të veçanta ose gjetja e justifikimeve për të shmangur ndërveprimet me bashkëshortin/en, kjo mund të tregojë vetminë e brendshme brenda martesës. Merrni një moment për të reflektuar mbi veprimet dhe motivimet tuaja. A po kërkoni ngushëllim dhe përmbushje jashtë marrëdhënies apo jeni brenda saj? Përgjigjja e kësaj pyetjeje do të thotë shumë për ju.

3-Dhoma juaj e gjumit ka zënë “pluhur”

Intimiteti është një aspekt thelbësor i kënaqësisë dhe lidhjes martesore. Kur ka rënie të dukshme ose mungesë të plotë të aktivitetit seksual brenda marrëdhënies, kjo mund të sinjalizojë shkëputje ose pakënaqësi emocionale. Intimiteti shtrihet përtej aktit fizik duke përfshirë edhe afërsinë emocionale mes partnerëve.

Linku: verywellmind.com/what-to-do-if-youre-married-but-lonely-5207913

Foto:Freepik.com