ShowBiz

‘Ka ngrënë një grusht mami’, Roza Lati rrëfen dhunën e të atit në familje

Roza Lati ka bërë një rrëfim delikat për të atin dhe raportin e tij me të ëmën. Jetën familjare Roza e ka prekur shumë pak në media.

Qëndrimi në Big Brother Vip ka bërë që Roza të jetë më e hapur dhe pse jo të japë një mesazh për ndjekësit.

Në një bisedë me Julin ajo rrëfeu dhunën e të atit ndaj të ëmës.

‘Ka ngrënë një grusht mami se kishte blerë një ibrik çaji pa lejen e babit.. Nga kuzhina deri te dhoma e gjumit ka ecur zvarrë dhe unë e kam parë. Për një ibrik. Për opinion s’më plas.

Prandaj kam karakter rebel unë. E kam kaluar që në moshë shumë të re. Subkoshienca e njeriut nga mosha 0-7 vjeç është karakteri që formohet në vazhdimësi të jetës.

Merr truri sinjalet e para dhe shihet se çfarë njeriu bëhesh në jetë. Unë dhe Rita i falim shumë dashuri njëra-tjetrës e kemi rritur njëra-tjetrën’, tregoi ajo.

Juli e përqafoi duke i thënë se e rëndësishme është shumë që gjërat janë mbyllur në kohë duke iu referuar divorcit të prindërve të moderatores.

Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C3X3CZwI2aC/?img_index=1