ShowBiz

‘Thonë se njeriu mësohet me dhimbjen, por kurrë me mallin’, Ronaldo bën dedikimin prekës për të atin e ndjerë

Ronaldo Sharka ka kujtuar të atin e ndjerë. Ka kaluar 1 vit nga largimi i tij nga kjo jetë.

Gazetari së bashku me familjen kanë pasur një vit jo të lehtë. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai e kujton kështu të atin e ndjerë.

‘1 vit pa ty bab! Uroj të jesh i qetë atje sipër. Herë më duket si një dekadë e herë sikur të ishe larguar nga kjo botë pak ditë më parë, e herë sikur je ende mes nesh. Thonë se njeriu mësohet me dhimbjen, por kurrë me mallin. Ai veç se shtohet. Ju falenderoj të gjithëve të cilët më keni qëndruar pranë në të gjitha format në këto 12 muaj të vështira për mua dhe familjen time. Qofsh gjithmonë në kujtimet tona, shkruan Sharka’.

Gjatë qëndrimit në Big Brother Ronaldo mori një surprizë nga i ati i cili mbete një nga kujtimet më të bukura të tij në këtë eksperiencë.

Linku: https://www.instagram.com/ronaldo.sharka/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ronaldo.sharka/