ShowBiz

Pse Bob Marley është ikonë e të drejtave të njeriut?

Bob Merly është këngëtari që bëri zyrarisht të famshme muzikën Reggeae, me meloninë që i dha dhe mesazhe që sot e asaj dite mbetëb shumë të rëndësishme.

Atij i kushtohet filmi biografik, “One Love”, që pritet të shfaqet në kinema.

Kur Bob Marley doli në Qershor të 1980-ës për të kënduar në skenën e Sallës së Sportit në Këln, ai, muzikanti nga Xhamajka, i kishte tashmë të dukshme shenjat e sëmundjes. Por shkëlqimi i tij i bëri për vete 8 mijë spektatorët e publikut, sidomos kur këndoi këngën “Kënga e shpagimit”. Krejt i vetëm, në konin ndriçues të një projektori drite, rrethuar nga retë e tymit të krijuar prej qindra cigareve me hashash, që kalonin nëpër publik nga njëra dorë në tjetrën.

Një vit më vonë Marley vdiq, më 11 maj 1981, nga sëmundja e kancerit. Ai ishte 36 vjeç. Por mesazhet e tij politike dhe shpirtërore janë edhe sot gjallë dhe do të vazhdojnë të jetojnë në këngët e tij.

Bob Marley lëshoi nëpër botë muzikën Reggae dhe mesazhet e saj, në mënyrë aq bindëse, saqë UNESCO e ka futur këtë lloj muzike në trashëgiminë shpirtërore të botës dhe Reggae luhet sot kudo në botë. Filmi biografik “One Love”, “Një dashuri” do të ngrejë një përmendore tjetër për Bob Marley-n.

Rastafari, një fe e re

Në moshën 22 vjeçare Bob Marley zbuloi fenë Rastafari. Kjo fe është krijuar rreth 100 vjet më parë. Si moment krijimi shënohet dita kur Haile Selassie I. u kurorëzua Perandor i Etiopisë, më 2 nëntor 1930. Pak vite më parë, aktivisti xhamajkian Marcus Garvey kishte profetizuar kurorëzimin në Afrikë të një mbreti të fuqishëm me ngjyrë, i cili do të sillte çlirimin nga prangat për të gjithë njerëzit me ngjyrë.

Emri origjinal i Selassies ka qenë Ras Tafari Makkonen. “Ras” do të thotë “Kont” në gjuhën amhare, gjuhën që flitet në Ethiopi. Besimtarët e fesë Rastafari shohin tek ai ringjalljen e Krishtit dhe e trajtojnë atë sikur të ishte Zoti i gjallë mbi Tokë. Shumë pjesë të besimit në fenë Rastafari i referohen Biblës, sidomos Testamentit të Vjetër.

Besimtarët e fesë Rastafari besojnë në rikthimin shpirtëror në Afrikë, tokën e premtuar, Etiopinë. Xhamajkianët me ngjyrë janë pasardhës të skllevërve që u sollën me detyrim nga Afrika në Amerikë dhe në Karaibe.

Besimtarët e fesë Rastafari duan që me ndihmën e besimit të arrijnë një ndryshim kulturor, për të ndryshuar kulturën e krijuar nga skllavërimi i të parëve të tyre. Për të krijuar një jetë sa më të natyrshme dhe afër natyrës, me parimet e dashurisë dhe paqes, drejtësisë, unitetit dhe drejtësisë, dhe luftën kundër Babilonit, një sinonim për “botën perëndimore”, që ka sjellë kaq shumë fatkeqësira për popullin afrikan. Babiloni është sinonim edhe për Xhamajkën, vendin ku u sollën si skllevër të parët e tyre.

Linku: https://westobserver.com/news/europe/why-bob-marley-is-a-human-rights-icon-dw-february-13-2024/

Foto: https://www.instagram.com/bobmarley/