Lifestyle

Ky zakon që lidhet me gjumin, mund t’ju shkatërroj ditën

E keni vënë re që kur flini mirë natën, ditën tjetër jeni më produktivë? Ne e dimë se gjumi i mirë është jetik për shëndetin tonë të përgjithshëm mendor dhe fizik. Sipas një hulumtimi të kryer nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit, njerëzit që flenë 5 deri në 6 orë ose më pak, kanë një rënie të produktivitetit me 19 deri në 29%. Krahasuar kjo me ata që flenë 8 orë gjumë.

Mos vallë edhe mamatë tona, të cilat gjithnjë janë përpjekur të na bëjnë të flemë herët, dinin diçka më shumë? Zakoni për të fjetur vonë dhe për t’u zgjuar herët mund të ndikojë shumë në produktivitetin dhe performancën tonë, dhe më poshtë po ju paraqesim se si, por edhe në çfarë mënyrash mund ta ndryshoni atë.

Si ndikon gjumi i dobët në produktivitetin tonë?

Mungesa e përqendrimit

Mund ta keni të lehtë të pastroni kuzhinën ose të rregulloni dhomën nëse nuk keni fjetur mirë, por kur bëhet fjalë për detyra që janë më të vështira, një gjumë i mirë është thelbësor. Mungesa e gjumit ndikon drejtpërdrejt në përqendrimin tonë dhe sa mirë mund të performojmë.

Bëhemi të prirur për gabime

Kur jemi të lodhur, reagimet tona janë më të ngadalta, gjë që çon në më shumë gabime.

Jeni më impulsivë

Stresi dhe acarimi i një dite pune mund të intensifikohen nëse nuk keni fjetur siç duhet. Nëse e keni vënë re, kur nuk pushojmë sa duhet, jemi më gjakftohtë. Me kalimin e kohës, mungesa e gjumit mund të çojë edhe në probleme serioze të shëndetit mendor që shkojnë përtej irritimit.

Nëse jeni aktualisht në këtë pikë, ndaloni, merrni frymë dhe rivlerësoni zakonet tuaja të gjumit. 

Linku: https://www.cnet.com/health/sleep/stop-ruining-your-sleep-quality-by-dropping-these-7-common-habits/

Foto: Freepik.com