Pajtimi dhe Sara janë një nga çiftet që rrugëtimin e tyre të dashurisë e filluan në Big Brother Vip.
Dyshja që nga ajo kohë e deri më sot kanë arritur të përballojnë çdo sfidë dhe raporti i tyre po ecën më së miri.
Çifti dhe pse janë kudo së bashku në rrjete sociale kanë preferuar të jenë më të rezervuar.
Së fundmi PM ka qenë i ftuar në Wake Up.
Ai nuk iu ka shpëtuara pyetjeve rreth raportit me Sarën dhe planit për të zgjeruar familjen.
Kujtojmë se Sara jo pak herë është përfolur për pritje të ëmbël por gjithçka ka mbetur thjeshtë në kuadër të aludimeve.
PM për sa i përket kësaj teme është shprehur se planet për këtë vit janë dhe për një bebe.
‘Me të thënë të drejtën, këtë vit e kemi pasur në plan për të tentuar. Por këtë vit është plani që të nisim’– u shpreh Pm,
Linku:wakeup
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sarah.berisha/tagged/