Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez tha se i dashuri i saj, Benny Blanco e ka turpëruar para aktorit amerikan Jason Segel. Gjatë një interviste për “Jimmy Kimmel Live” ylli i “Only Murders in the Building” tregoi se pati një incident të lezetshëm gjatë Emmy Awards.
“Ai më pa mua dhe ma bëri me dorë duke përshëndetur,” tha Gomez përpara se të shpjegonte se ajo menjëherë ja ktheu përshëndetjen pasi ishte një fanse e sitcom-it të Segelit “How I Met Your Mother”. “Kjo është disi e turpshme. Ky është një zakon kaq i çuditshëm, por çdo natë më zë gjumi me të njëjtin emision”, thot ajo. “Ose do të jetë ‘Friends’ ose diçka komode. Por së fundmi, është emisioni i Segel. Kështu që më zë gjumi çdo natë vetëm duke parë shfaqjen dhe jam një fanse e tij.”
Në mënyrë të tmerrshme, Gomez e kuptoi se Segel në fakt po ia bënte me dorë dikujt pas saj dhe jo Selenës duke e bërë situatën akoma më të çuditshme.
“Ai u vu në siklet dhe më pas u detyrua tmë vinte pranë”, shpjegoi ajo. “Dhe pastaj i dashuri im thotë: “Oh, atë e zë gjumi çdo natë me ty.”
Ishte i dashuri i saj i cili e nxori zbuluar Selenën përpara aktorit të saj të preferuar dhe kjo gjë e bëri atë të ndihej çuditshëm dhe shumë në siklet.
Foto: https://www.instagram.com/selenagomez/