ShowBiz

Santiana apo partneri, ja kush xhelozon më shumë pas situatës me Bucin

Santiana ishte një nga emrat më të zhurmshëm në spektaklin e Big Brother Vip Kosova.  Ajo u komentua shumë për raportin me Bucin.

Pas përfundimit të Big Brother Vip ajo u shpreh se nuk mban më kontakt me të. Në daljen e saj të fundit për emisionin Sol ajo u shpreh se partnenri i saj nuk xhelozon sa ajo dhe nuk e ka problem që Santi të qëndrojë me shokë.

Ajo theksoi se partneri nuk e pengon në këtë aspekt ndërsa ajo nga ana tjetër ia kontrollon shoqet.

“Partneri im nuk ma ndal asnjëherë me pas shokë. Unë gjithë kohën punoj me meshkujt, si fotografët se jam modele. Nuk e di, ndoshta edhe vetë jam tip më gango. Më përshtatet më shumë muhabeti me meshkuj se me femra.

Mendoj që ndihem më mirë se e di që nuk ka xhelozi. Partneri im nuk ma ndal asnjëherë me pas shokë se e di si jam unë”, tha ajo.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=YjkqDoRSQvo

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/saintmaloku/