Uji me limon është një ndër pijet më të rëndësishme për trupin. Shpesh herë dëgjojmë njerz të thonë se është i rëndësishëm për tu pirë në mëngjes, duke theksuar se pastron trupin nga toksinat.
E megjithatë gjërat nuk janë aq të thjeshta. Mëlçia, mushkëritë, veshkat dhe lëkura janë përgjegjëse për detoksifikimin e trupit.
Trupi ynë ka aftësinë të eliminojë vetë të gjitha toksinat dhe përgjithësisht substancat që janë të padobishme për të.
Limoni mund të ndihmojë nëse konsumohet në sasi shumë të mëdha, gjë që nuk është e mundur. Pra, nëse doni të ndihmoni trupin të eliminojë toksinat, thjesht kufizoni ekspozimin tuaj ndaj substancave të dëmshme.
A ka limoni një efekt alkalik?
Dieta alkaline është një tjetër trend i kohës sonë. Qëllimi i tij është të balancojë pH-në e gjakut në trup, i cili në varësi të ushqimit që konsumojmë, stresit dhe ngarkesës emocionale humbet ekuilibrin e tij.
Limoni është një ushqim acid që kur futet në trup bëhet alkalik dhe kështu mund të kontribuojë në balancimin e pH. Por a është e vërtetë një gjë e tillë? Përgjigja është se asnjë ushqim nuk mund të ndryshojë aq lehtë pH e gjakut. Organet në trupin tonë punojnë për të mbajtur një pH të qëndrueshëm dhe ushqimet nuk mund ta ndryshojnë këtë.
Fatkeqësisht, uji me limon nuk është një ilaç magjik që do të rrisë metabolizmin tuaj dhe do t’ju dobësojë. Nuk ka, të paktën deri më sot, asnjë kërkim shkencor që e vërteton këtë. Megjithatë, uji me limon, si të gjitha lëngjet, mund të ndihmojë në rritjen e ngopjes dhe hidratimit, kështu që mund të ndihmojë në humbjen e peshës për sa kohë që ndiqni një plan diete.
Pavarësisht nëse pini çaj, ujë të thjeshtë, barishte, limon, do të keni të njëjtën ndihmë në përpjekjet tuaja për të humbur peshë.
Linku: https://www.healthline.com/health/food-nutrition/benefits-of-lemon-water
Foto: Freepik.com