ShowBiz

Arbana Osmani zbulon publikisht çfarë nuk pëlqen Joni tek ajo

Arbana Osmani ka marrë një letër nga i biri Joni. Nëpërmjet saj ai përpiqet t’i kërkojë Arbanës që të mos e qortojë shumë pasi askush nuk është perfekt. Këtë letër moderatorja ka vendosur ta ndajë me ndjekësit ku krahas saj shkruan: Leksionet më të mëdha të jetës na e japin fëmijët ku thekson se dënimet që i jep kanë të bëjnë vetëm me shkurtimin e kohës në internet.

Joni krahas postimit i dedikon këto fjalë mami Arbanës.

‘Më fal ma që e kam shkruajtur këtë në vend të asaj që më the ti.
Unë të dua shumë, ti je një mama shumë e mirë, por ka disa gjëra që nuk më pëlqejnë nga ty. Unë e kuptoj që ti do që unë të jem perfekt dhe do që të jem studenti më i mirë në klasë, por e vetmja gjë është kur më bërtet vetëm për një gabim të vogël dhe pastaj më dënon dhe më jep ekstra punë.
Unë vetëm po të them që nuk mund të jem perfekt.
Nga i dashur Joni, te Arbana.’

Linku: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/