ShowBiz

Çfarë po ndodh mes Fationit dhe Rikes? Deklaratat e tyre intrigojnë banorët

Fationi dhe Rikja po diskutohen brenda dhe jashtë shtëpisë vip për një romancë të mundshme mes tyre.

Dyshen jemi mësuar t’i shikojmë të afërt në biseda me njëri-tjetrin.

Së fundmi Fationi është ngacmuar nga Erjola për Riken ku është shprehur kështu:

‘Mos më ngacmo kot e kam shoqe shumë të mirë.  Është pak grindavece, por është e mirë. Mua prandaj më pëlqen, nuk është bazike, ka ato intrigat e saj të bukura që të bën për vete.’

Pak orë më parë Fationi pësoi një incident gjatë një prej lojërave të vendosura nga produksioni. Ai u largua nga shtëpia dhe duket se Rikja ishte ajo që po ia ndiente mungesën më shumë nga të gjithë.

Rikja u shpreh se është ndjesi e çuditshme mungesa e tij në shtëpi.

“S’e dija që do më mungonte Fationi. Ndjesi e çuditshme”, ka thënë ajo duke habitur Erjolën.

Mbetet për tu parë në vijim nëse do të ketë diçka më shumë se miqësi mes tyre.

Linku: https://scontent.cdninstagram.com/v/t66.30100-16/310717362_1151224256001623_3187212953773660709_n.mp4?_nc_ht=scontent.cdninstagram.com&_nc_cat=111&_nc_ohc=aixuYy5yAbYAX9x8tOW&edm=APs17CUBAAAA&ccb=7-5&oh=00_AfBtwwcazGflEumr7XGz1B-lWdc7i604IcBMt0I0lD7Gcg&oe=65E3225E&_nc_sid=10d13b

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=l4Fin9DXQdk