ShowBiz

Agravon debtai mes Ledjonës dhe Eglës: Më vjen keq që këto gra rrisin femijët tanë dhe shoqërinë tonë!

Situatat në “Big Brother Vip”, sa vijnë e agravojnë. Ndërkohë, një nga situatat më të komentuara ka qenë loja e Ledjonës, e cila dëshironte të fuste banorët ‘në kurth’ duke u shtirur sikur do të largohej nga shtëpia më e famshme si pasojë e mallit për vajzën.

“Jam ngarkuar shumë. Përveç situatave që kanë ndodhur, është edhe Egla që ofendon në mënyrë të tmerrshme. Unë kam qenë pjesë e planit të parë, pjesë e lojës. Nuk mendoja që situata e hallvës do merrej në atë mënyrë. Erjola e kishte që dy persona në shtëpi janë të padukshëm. Kur më ka pyetur Erjola, i kam thënë nuk jam dakord dhe më tha se e di vetë… Meritoni lexoi lajmet gjatë lojës dhe më tha se kam dalë shumë keq… Dua të shpjegoj këtë pjesën e vajzës, unë nuk kam gënjyer që më merr malli për vajzën.”

Banorët nuk e kanë pritur aspak mirë planin e Ledjonës, me Eglën që u shpreh:

“Më vjen keq që këto gra rrisin femijët tanë dhe shoqërinë tonë.”

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Foto: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/