Lifestyle

Horoskopi 2 Mars 2024

Dashi

Do kesh shumë përfitime nga një jetë më e shëndetshme. Përpjekjet e tua deri më tani nuk kanë shkuar dëm, gjërat do po pozicionohen në rendin e duhur. Në aspektin akademik, do kesh mjaft vlerësime. Një mik mund t’ju shoqërojë në një destinacion, që përveç argëtimit ka dhe pak biznes brenda. Në romancë një lidhje e fortë po krijohet!

Demi

Mund të marrësh një telefonatë për një intervistë pune, tregohu vigjilent! Financiarisht, do të arrish maksimumin dhe do kesh luksin të shpenzosh. Rutina e përditshme do bëjë që të jeni plotësisht të shëndetshëm. Nëse është e mundur, shmang vozitjet me makinë gjatë natës. Do të kalosh kohe me një person mjaft të dashur këto ditë.

Binjakët

Me paratë jeni në një moment të mirë. Këto ditë duhet t’i kushtosh më shumë rëndësi shëndetit tënd. Në punë do kesh një ditë të kënaqshme dhe ka ardhur koha të planifikosh një udhëtim. Është po ashtu momenti për të arritur një marrëveshje. Do bëheni pak i “ngjitur” ndaj partnerit/partneres, por s’do e merrni mbrapsht atë përkushtim.

Gaforrja

Do duhet pak punë për të arritur në stadin e dëshiruar financiar. Një dietë e balancuar dhe aktiviteti fizik do ju mbajë në formë e plot energji. Në aspektin profesional, do jesh në vëzhgim nga eprorët. Nëse do të udhëtosh, planifikoje me miqtë e tu. Do lëndohesh paksa nga partneri/partnerja këto ditë.

Luani

Do merrni shpërblimet që meritoni nga ana e financave. Dikush te puna do ju bëjë një surprizë të bukur dhe do kesh mbështetjen e familjes në një “aventurë” të re. Disa letra të rëndësishme që lidhen me prona do shfaqen papritur. Nëse po pret momentin ideal për të impresionuar dikë që ju pëlqen, do e kesh shumë shpejt.

Virgjëresha

Një ofertë për investim do jetë “tunduese”. Do të duhen disa opsione në punë, që të mos “ngecni” në situatë. Familja do e bëjë hapin e para për një udhëtim sëbashku. Një person tek i cili keni dyshime për vërtetësinë e tij, po ju analizon çdo veprim. Kushtoji kohë partnerit, është e rëndësishme.

Peshorja

Idetë e tua për një biznes, konsultoji me një profesionist. Nëse kujdesesh për veten, dita të shkojë perfekt! Yjet favorizojnë një udhëtim për ju, kështu që mos ngurroni. Tek ky i fundit merrni me vete dikë që premton shumë argëtim.

Akrepi

Të shtunën gjatë orëve në vijim bëni kujdes që të mos nervozoheni, do të përfundoni vetëm duke shkatërruar marrëdhënie dhe situata që mund t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Përdoreni këtë fundjavë për të shijuar pak relaksim.

Shigjetari

Do takoni një person me mjaft rëndësi dhe kjo do sjellë të mira profesionale. Në shoqëri gjërat do shkojnë pozitivisht, ndërsa është momenti që të pranoni një shans në aspektin romantik.

Bricjapi

Do të duhet të marrësh seriozisht çdo gjë tek puna në këtë periudhë, dhe jo vetëm kaq. Në familje ke po ashtu shumë përgjegjësi. Megjithatë besimi në Zot do bëjë të mundur gjithçka për ju. Në dashuri, po shkon siç e kishit imagjinuar.

Ujori

Ke goxha para në llogari, kështu që jepi vetes mundësinë t’i shijosh. Të duhet të vendosësh disa orare preçize dhe ta menaxhosh mirë kohën. Në dashuri, jep maksimumin!

Peshqit

Fëmijët do kthehen në burim lumturie për ju këtë periudhë. Ëndrra juaj për një makinë të bukur do bëhet realitet, ndërsa do merrni shpërblimet që ju takojnë edhe në aspektin e punës. Personi që keni fiksim, po ju dërgon sinjale.

Linku: https://www.indiatoday.in/horoscopes/story/horoscope-today-march-2-2024-check-here-astrological-prediction-for-all-zodiac-signs-2509119-2024-03-02

Foto:Freepik.com