Travel

“L’Est Républicain”: Vizitoni Shqipërinë për pushime

 

“Një risi e Ballkanit, me pasuri kulturore dhe peisazhe mahnitëse”

“Këtë vit, ekspertët e udhëtimeve kanë rekomaduar një turne në një destinacion kryesisht të panjohur, por shumë të bukur, Shqipërinë”. Kështu shkruan e përditshmja franceze  “L’Est Républicain”,  e cila e ka cilësuar vendin tonë, si një destinacion kryesisht të panjohur, por me plazhet po aq të bukura sa në Italinë fqinje dhe çmimet janë shumë më të lira. Prandaj, duhet të nxitoni për të vizituar këtë destinacion!

Ashtu si të gjithë vendet e Ballkanit, Shqipëria është një vend udhëkryq me një të kaluar të pasur. Romakët, grekët, bizantinët, osmanët…Në nivele të ndryshme, ata lanë pas një trashëgimi që mund të lexohet në “gurë” dhe zakone. Në këtë vend të vogël, ka shumë për të zbuluar!

Revista franceze vlerëson se vitin e kaluar, Shqipëria u kthye në një risi në mesin e udhëtarëve, një zbulim i vërtetë dhe një sukses, duke u shfaqur si një destinacion ndryshe.

Njëzet herë më e vogël se Franca, më pak se 29,000 km2, Shqipëria ofron një diversitet të jashtëzakonshëm gjeografik që pritet të zbulohet nga admiruesit e natyrës. Liqeni i Ohrit, malet e luginës së Vjosës dhe riviera e Jonit ofrojnë një panoramë mahnitëse. E pasur në kulturë dhe folklor, në Shqipëri mund të jetoni një përvojë të privilegjuar dhe të paharrueshme.

Shijoni një shëtitje me varkë në ujërat e lagunës së Parkut Kombëtar të Divjakës, i njohur si shtëpia e pelikanëve, një darkë folklorike apo një drekë me ushqime vendase. Gjatë vitit 2023 numri i turistëve francezë shënoi shifër rekord, duke arritur në rreth 127 mijë vizitorë nga F]

Linku: https://www.estrepublicain.fr/les-lecteurs-voyageurs/2024/03/01/5-raisons-de-partir-en-albanie-avec-les-lecteurs-voyageurs

Foto:Freepik.com