ShowBiz

Hailey Bieber shuan thashethemet për një ndarje të mundshme me Justin

Prej thuasje një javë, në rrejtet sociale kanë shpërthyer thashethemet për një ndarje të mundshme mes Hailey Bieber dhe Justin Bieber.

E gjitha kjo pasi babai i modeles me anë të një postimi në Inrgaram ngriti dyshime që çifti i kishin dhënë fund martesës së tyre.

Por modelja më në fund ka zgjedhur të reagoi.

Hailey ka shkruar në Instagram: “Fotografitë në ForYouPage, historitë dhe “artikujt e pavërtetë” që shoh vazhdimisht në TikTok janë 100% të gabuara. Jan të krijuara nga ajri… vijnë nga toka e iluzioneve”.

Babai i Hailey-t javën e kaluar ripostoi një mesazh në mediat sociale duke kërkuar nga publiku lutje për vajzën e tij, Hailey-n dhe bashkëshortin Justin.

Aktori i “Usual Suspects”, 57 vjeç, ndau një postim nga Victor Marx, themeluesi i “All Things Possible Ministries”, ku shfaqej një video e Justin duke luajtur me kitarë që shkruante:

“Të krishterë, ju lutemi kur mendoni për Justinin dhe Hailey-n, merrni një moment për të bërë një lutje të vogël që ata të kenë mençuri, mbrojtje dhe t’i afrohen Zotit,” shkroi Marksi sipër videos, e cila u fshi pasi u komentua shumë në rrjet.

Linku: https://www.the-sun.com/entertainment/10590257/hailey-bieber-confirms-split-justin-addresses-divorce-rumors/

Foto: https://www.instagram.com/haileybieber/