Travel

“Travel News”: Shqipëria, destinacioni turistik evropian

Revista zvicerane vë në dukje rritjen e shpejtë të këtij sektori ndër vite

Për një kohë të gjatë, Shqipëria ishte një pikë e panjohur në hartën turistike të Evropës. Megjithatë, kjo ndryshoi me kalimin e kohës kur në vitin 2010 vendi ynë u shfaq në listat e agjencive më prestigjioze të turizmit në botë, si “Lonely Planet” dhe shumë të tjera.

Kështu shkruan revistën zvicerane “Travel News”, që thekson se në vitin 2014 dhe 2015, rreth tre milionë turistë vizituan vendin tonë. Kjo shifër u rrit me shpejtësi ndërsa vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë. Arsyeja pse Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e njohur në mesin e turistëve të huaj është për shkak të kulturës, maleve dhe vijës bregdetare.

Në veri të vendit ka male deri në 2700 metra lartësi, të cilat janë favorshme për ecje dhe për të shijuar peizazhin. Gjithashtu sipas revistës zvicerane Shqipëria ka një vijë bregdetare rreth 400 kilometra të gjatë me plazhe që janë njëkohësisht me rërë dhe guralecë të shkëlqyera për not.

Për ata që janë të apasionuar pas historisë vendi ynë ka shumë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si Berati dhe Gjirokastra. Vlerësohet për njerëzit shumë miqësorë dhe ushqimin e shijshëm. Për këto arsye pritet që vendi ynë të tejkalojë shifrën e turistëve që vizituan vendin tonë vitin e kaluar.

Aeroporti i ri i Vlorës, në jug të vendit është planifikuar të hapet në mars të 2025 dhe pritet që me linjat e reja ajrore vendi ynë të bëhet edhe më i aksesueshëm.

Në 2025, Shqipëria synon të shkaktojë një sensacion për të promovuar më tej turizmin si një vend mysafir në panairin më të madh të turizmit në botë dhe për t’u paraqitur para audiencës së ITB Berlin në mënyra të ndryshme.

Linku: https://www.travelnews.ch/english-corner/25874-albania-from-insider-tip-to-mass-tourism.html

Foto: Freepik.com