Sot më 8 mars shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Me këtë rast në rrjete sociale urimet e dedikimet kanë qenë të shumta, duke mos munguar edhe mesazhet e veçanta për këtë datë speciale.
Ajo ka lartësuar figurën e gruas duke treguar se së shpejti do të bëhet nënë edhe vetë.
Postimi i plotë i Kiarës
“Këtë 8 mars dua tia dedikoj atyre, heroinave që kanë hequr dorë nga ëndrrat dhe karriera e tyre për t’iu përkushtuar fëmijëve dhe familjes.
Atyre vajzave që për të krijuar një familje bëjnë dy apo tre punë dhe nuk ankohen kurrë. Atyre grave, vajzave dhe nënave që ndonjëherë janë edhe më burrë se burrat, por në dukje të brishta e me sy plotë jetë.
Sot urimi im vjen edhe nga një tjetër vajzë, të cilës edhe pse nuk ia kam parë sytë, e ende si kam ndjerë aromën, jam e lumtur të them që për pak do kem botën në duar.
Gëzuar vajza, gra, dhe nëna kudo ku jeni. Pa ne bota nuk do kishte asnjë kuptim”.
Linku: https://www.instagram.com/kiaratito/