ShowBiz

Meritoni i kërkon falje publikisht të ëmës

Në Ditë e Gruas banorët e shtëpisë vip kanë prekur me mesazhet ndaj prindërve të tyre. Një nga mesazhet që mori vëmendjen e ndjekësve ishte mesazhi i Meritonit.

Meritoni i ka kërkuar falje nënës së tij, i cili është shprehur se ka patur një adoleshencë problematike dhe e ka mërzitur.

“Unë jam falenderues për nënën time. Meqë është dita e gruas, do doja të përçoja një mesazh për gratë, që t’i duam dhe t’i respektojmë”.

‘Ndihem shumë i emocionuar. Duhet që çdo ditë të përmirësohemi, sidomos unë për nënën time, që u rrita si një djalë problematik në adoleshencë, apo ndonjë lajm që e ka parë që është bërë merak apo për shkollimin.

Kështu që në radhë të parë, do i kërkoj faljë mamit tim publikisht për çdo ndjenjë të keqe që ia kam dhënë dhe për çdo emocion jo të bukur, ndoshta  edhe nga lajmet që është shqetësuar për mua’.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=sksMTKZy97o

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C33fFQrI31ERx_zURrt2kawBZSa3k2Tc8BkihI0/