ShowBiz

Si rrallë herë Alketa Vejsiu bën rrëfimin emocional për prindërit

Alketa Vejsiu dhe pse është një nga figurat më të spikatura në ekranet tona kur vjen puna tek jeta e saj private ajo është shumë hermetike.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale moderatorja ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj dhe kryesisht prindërve.

Sot është Festa e Vajzave dhe Grave.
Në foto është nëna ime e shtrenjtë e cila ka kaluar vitin me sfidues për shkak të një Iktusi të kaluar në fillim të vitit. Arsyeja pse nuk hedh foto; njerëzit më pyesin gjithmonë.
Kjo është foto e fundit që kemi të 3. Shumë domethënëse sepse Babi im e shpëtoi atë ditë.
Ishin në telefon të dy…Babi kuptoi që diçka nuk shkoi, dhe mori masat të shkonte dhe ta shpëtonte në spital me urgjencë. Po të mos kish qenë ai, mund ta kisha humbur dhe nënën…
Edhe pse të ndarë prej shumë vitesh mami dhe babi kanë pasur një raport të shkëlqyer (më mirë të ndarë sesa kur ishin të martuar).
Secili pati jetën e tij. Çdo zgjedhje të tyren me partnerë të tjerë e kam respektuar dhe dashur sepse kam zgjedhur të parën lumturinë e prindërve.
Babi u shua në nëntor. Dhe gjeja e mirë e fundit ishte shpëtimi i jetës së mamit të cilën kam mundësi ta përqafoj ende.
Goditja i ka prekur pak të foluren, por kemi bërë shumë përmirsime dhe fjalët që mami thotë më shpesh janë zemra ime ; shpirti im.
Fjalë që dua tja them unë sot.
Jam e lumtur që jam vajza e tyre.
Është bota e grave sa çështë e burrave.
Bashkë kur gjejnë njëri-tjetrin, por dhe kur jeta nuk është perfekte; të udhëhequr nga dashuria dhe qëllimet e mira gratë dhe burrat mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme!
Mama Të Dua Shumë.
Linku: https://www.instagram.com/p/C4Q50xGo7ar/?img_index=1

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/alketavejsiu/