ShowBiz

“E dija që Bardhi do dilte”, Sara flet pas reagimit të djeshëm

 

E ftuar sot në emisionin “Big Brother Fan Club” ishte Sara Gjordeni e cila sqaroi situatën e djeshme pas largimit të Bardhit nga BBV3. Në Prime-in e djeshëm ajo tha që është pak skeptike në lidhje me daljen e papritur të Bardhit, duke hedhur aludime se dalja ishte e planifikuar nga menaxheri i tij.

Pjesë nga biseda në studio.

Sara: Shumë njerëz thonë që dje u nxitova, fola në mënyrën e gabuar. Unë isha në dijeni që Bardhi do ta linte shtëpinë. Mendoj që nga stafi i tij mund të kishte pasur menaxhim më të mirë të situatës.

Enxhi Nasufi: A ka ndonjë konflikt mes teje dhe menaxherit të Bardhit?

Sara: Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson çfarë mendon një palë e tretë. Unë me Jetmirin (menaxherin) kam pasur një marrëdhënie shumë neutrale, kam kontaktuar vetëm për punë.

Ina Kollçaku: Unë e thashë do më kishte pëlqyer të mos kishe reaguar. Daljen duhej ta lije të ndodhte. Personi i parë që hodhi hijen e dyshimit ishe ti.

Sara: Në asnjë moment nuk ka pasur dyshim për situatën e nënës së tij. Mua më intereson se si ndihet Bardhi. Ai ka pasur dëshirë shumë të madhe për të qenë në Big Brother.

Linku: https://www.instagram.com/saragjordeni/

Foto: https://www.instagram.com/saragjordeni/