ShowBiz

Oppenheimer vlerësohet si filmi më i mirë/ Aktorët Cillian Murphy dhe Emma Stone marrin OSCAR

Oppenheimer, filmi biografik që paraqet përpjekjet për ndërtimin e bombës së parë atomike, mori 7 çmime OSCAR, përfshirë edhe çmimin si filmi më i mirë i vitit.

“Ne bëmë një film për njeriun që krijoi bombën e parë atomike dhe për mirë apo për keq ne po jetojmë në botën e Oppenheimer”, tha aktori.

Protagonisti i filmit, irlandezi Cillian Murphy, u vlerësua me OSCAR si aktori më i mirë për rolin e fizikantit J. Robert Oppenheimer, që ndërtoi bombën e parë bërthamore në vitin 1940 për SHBA-në dhe që i dha fund Luftës së Dytë Botërore.

Regjisori i filmit, Christopher Nolan u vlerësua gjithashtu me OSCAR për regjinë.

Filmi Oppenheimer ka arkëtuar deri tani 953.8 milionë Dollarë.

Ndërkohë, OSCAR fitoi edhe Emma Stone, si aktorja më e mirë për rolin e një gruaje të ringjallur nga të vdekurit në filmin “Poor Things”.

Ky është OSCAR-i i dytë për Emma Stone, që e fitoi edhe në vitin 2016 si aktorja më e mirë për filmin muzikal “La La Land”.

Linku: https://deadline.com/2024/03/cillian-murphy-wins-best-actor-2024-oscars-1235853419/

Foto: https://www.instagram.com/p/C3wMRUGSRY8/?img_index=1