Adriana Matoshi, pasi fitoi dy herë betejën me tumorin, po përballet sërish me sëmundjen e rëndë.
Nëpërmjet një postimi emocional në rrjete sociale aktorja shprehet se “shëndeti e tradhtoi sërish” .
Edhe një tjetër …
Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.
E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.
Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.
Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe.
Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.
Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re.
Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.
Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.
Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.
Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.
Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.
E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës.
Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë.
Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.
Unë prapë ju du shumë!
Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.
Unë po shkoj, për me u kthy.
Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni.
Po shkoj.
Ju lutnu unë me u kthy mirë.
Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!’
Linku: https://www.instagram.com/adrianamatoshi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/adrianamatoshi/