Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, dha më në fund lajmin e shumëpritur për fansat e saj.
Fituesja e tre çmimeve Grammy, zbuloi të mërkurën se albumi i saj i ri do të quhet “Radical Optimism” dhe do të jetë i disponueshëm për transmetim apo blerje nga data 3 maj.
“Radical Optimism” ka tashmë dy këngë solo të publikuar: “Houdini” dhe “Training Season”, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.
Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si “unikisht dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës: zhanri pop, me tekste të guximshme”.
“Radical Optimism” vjen pas dy albumeve shumë të suksesshme që Dua ka publikuar përgjatë karrierës së saj, “Dua Lipa”, i publikuar në vitin 2017, dhe “Future Nostalgia”, i publikuar në vitin 2020.I frymëzuar nga vetë-zbulimi i Duas, “Radical Optimism” rrjedh nga gëzimi dhe lumturia e qartësisë në situata që dikur dukeshin të pamundura për t’u përballur.
Linku: https://www.instagram.com/dualipa/