Lifestyle

Human Brain, x-ray hologram. 3D rendering on dark blue background

Pse truri juaj është ‘duke ngrënë’ veten?

Pothuajse gjithçka që bëjmë dhe gjithçka që jemi, bazohet në lidhjet midis qelizave, sinapseve, që formohen në trurin tonë. Në të vërtetë, për një kohë të gjatë supozohej se truri i të rriturve ishte në thelb ‘fiks’ dhe nuk mund të  kishte ndryshime të mëdha të cilat mund të konsideroheshin domethënëse.

Tekonologjia e ditëve të fundit ka vërtetuar  se truri i të rriturve është më fleksibël, më i ndryshueshëm sesa supozohej më parë. Ideja që truri ynë mund  të konsumojë veten në mënyrë aktive, në thelb duke ngrënë pjesë të ndryshme të tij, tingëllon si  një ide e çuditshme. Sidoqoftë, kjo është pikërisht ajo që po ndodh gjatë gjithë kohës në trurin e çdokujt.

‘Fagocitoza’ është një proces ku qelizat mbështjellin dhe konsumojnë qeliza ose molekula më të vogla, në mënyrë që t’i largojnë ato nga sistemi. Në thelb, janë qelizat që hanë qeliza ose substanca të tjera dhe pastrojnë trurin tonë.

Ajo çfarë është e rëndësishme për t’u mbajtur gjithmonë në vëmendje-thotë neuroshkencëtari Dean Burnett, është se duhet të mbani mend gjthmonë se truri është një organ tepër i zënë dhe kërkues. Studimet  e bëra tregojnë se ai përdor rreth një të tretën e furnizimit me energji të gatshme të trupit, vetëm duke qëndruar gjallë dhe duke bërë atë që duhet të bëjë.

Të gjitha proceset që ndodhin në tru  mund të lënë gjëra të panevojshme ose të quajtura më thjesht ‘mbeturina’ dhe këto mbeturina duhen hequr qafe. Pjesa më e madhe e këtij pastrimi të mbetjeve qelizore ndodh kur ne flemë,dhe proceset që përfshijnë fagocitozën janë mënyra se si truri pastrohet.

Linku: https://www.sciencefocus.com/the-human-body/does-the-brain-eat-itself

Foto:Freepik.com