ShowBiz

Sulme raciste ndaj këngëtares Aya Nakamura

Sulmet po përdoren për të penguar 28 vjeçaren për të kënduar në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris.

Që pas lajmeve të mediave franceze për pjesëmarrjen e këngëtares Aya Nakamura, e cila mund të këndojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris ka patur sulme të shumta raciste drejtuar saj.

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim pas ankesës së bërë nga një organizatë e cila lufton racizimin.

28-vjeçarja është stigmatizuar nga e djathta ekstreme dhe ka qenë subjekt i sulmeve të shumta raciste që nga njoftimi në fund të shkurtit nga e përjavshmja “L’Express” që hidhte dyshime se ajo mund të këndonte në Lojërat Olipmpike që do të mbahen në Paris.

Megjithatë, duhet theksuar se pjesëmarrja e saj ende nuk është konfirmuar nga këngëtarja, por edhe nga organizatorët e Lojërave Olipmike.

Përballë sulmeve të përsëritura që shënjestronin këngëtaren franceze e cila fitoi famë në botë falë hitit të saj “Djadja”, Ministrja e Kulturës, Rachida Dati i doli menjëherë në mbrojtje duke thënë se sulme të tilla janë të papranueshme.

Aya Nakamura, një nga artistet më në zë në Francë, publikoi albumin e saj të katërt “DNK” vitin e kaluar.

Linku: https://english.almayadeen.net/news/Arts&Culture/paris-prosecutor-launches-probe-into-racism-against-aya-naka

Foto: https://www.instagram.com/ayanakamura_officiel/